E enjte, 20 Mars, 2025

16 objekte ndërtimi dhe 6 llogari bankare, zbardhet lista e pasurive të Jamarbër Malltezit që u bllokuan nga SPAK

Share

Në njoftimin e plotë për rastin Malltezi-Berisha, SPAK ka publikuar edhe listën e pasurive të bllokuara.

Bëhet fjalë për gjashtë llogari bankare dhe 16 pasuri të paluejtshme (vila, dyqane, apartamente etj) në pronësi të Malltezit.

“Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për:

16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M.,
6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M.,
si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).”, njfton SPAK.

Prokuroria e Posaçme sot zbardhi akuzat konkrete që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali  Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.

Përmes një njoftimi për mediat SPAK thotë se Berisha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi.

SPAK sqaron se nga hetimet rezulton se Berisha në kohën kur ka qenë kreu i qeverisë ka ndërmarrë veprime konkrete për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi i cili si rrjedhim ka përfituar në mënyrë të paligjshme 5 420 345 euro.

Te tjera

Lajme te tjera