Prokuroria e Posaçme ka plasur bombën, pasi me urdhër të saj është arrestuar Jamarbër Malltezi, ndërsa për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ata akuzohen për pastrim parsh dhe shkelje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani.
Po cila është historia e kësaj afere?
Gjithçka nisi në vitin 2008 dhe u mbyll brenda pak muajsh. Pronat ku ndodhej kompleksi ishin në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por Berisha në kohë rekord ja u dha ato disa personave që pretendonin se ishin pronarë. Interesantja është se përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës.
Drejtësia ka nisur numërimin mbrapsht për ish-kryeministrin Sali Berisha. SPAK ka hapur dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” dhe sinjalet janë se mund të kërcasin prangat shumë shpejt për emrat e zhytur në këtë aferë.
Sot pati zhvillime të forta në Prokurorinë e Posaçme, pasi prokurorja Enkeljeda Millonai ka marrë në pyetje dy ish-ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, për t’i pyetur mbi veprimet e tyre dhe të dhënat që mund të kenë mbi procedurat e privatizimit të kompleksit. Pritet që në pyetje të merren edhe ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij dhe ish-ministri Arben Imami.
Hetimet e SPAK nisën mbi një padi të bërë nga ish-ministri Taulat Balla, i cili akuzon Berishën, dhëndrin e tij, Arben Imamin dhe disa funksionarë të tjerë për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Por si është historia e privatizimit të kompleksit “Partizani”?
Gjithçka nisi në vitin 2008 dhe u mbyll brenda pak muajsh. Pronat ku ndodhej kompleksi ishin në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por Berisha në kohë rekord ja u dha ato disa personave që pretendonin se ishin pronarë. Interesantja është se përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës.
Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera. Sot ka me mijëra shqiptarë që luftojnë prej 30 vitesh për pronat e tyre dhe akoma nuk i kanë marrë, por ajo që bie në sy është se pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 muajsh. Procesi nisi në qershor 2008 dhe në dhjetor gjithçka mbaroi. Pra këtu pati rol vendimtar dyshja Berisha-Imami.
Ajo që bie në sy është se kemi një kompensim në qendër të Tiranës me vlerë tepër të ulët. Janë rreth 33 mijë metër katror tokë, ku shteti ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë. Metoda e kompensimi përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërshtim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 datë 03.07.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes”, të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të privatizuara duhet t’i referohet çmimit të tregut të lirë. Vitet e fundit, në atë tokë janë ndërtuar dhjetra kulla, disa prej të cilave në pronësi të Jamarbër Malltezit.
“Fakti i mësipërm i kthimit të pronës tek persona të lidhur me pushtetin dhe posaçërisht tek dhëndri i ish-Kryeministrit të asaj kohe (viti 2008) si dhe qëllimi tij për të ndryshuar destinacionin dhe ta kthejë në një kantier ndërtimi duke ndërtuar në finale 17 kulla banimi e shërbimesh disa katëshe, provohet dhe me themelimin në të njëjtën kohë të shoqërive Homeplan shpk si dhe Kontakt shpk. Vetë i dyshuari Jamarbër Malltezi është trashëgimtar që rrjedh nga familja Begeja në masën e 1/64 pjesës takuese që e përthyer në sipërfaqe rezulton të jetë 144m2 truall si dhe faktit që në përfundim të kësaj sipërmarrje ai ka mbi 60% të pronësisë së objekteve të ndërtuara, e cila tregon dhe njëherë synimet afatgjata dhe të mirë menduara të të akuzuarve në realizimin e qëllimeve të tyre”, thuhet në dosje.
Më tej theksohet se skema e lidhjes për realizimin e kthimit të pronës tek personat e lidhur me funksionarët më të lartë të shtetit konstatohet që në procedurën që prona nuk ishte ende e kthyer tek familjet pretenduese si ish-pronarë, ortaku i mëvonshëm i të dyshuarit Jamarbër Malltezit del garantor për pagimin e detyrimit të blerjes së ndërtesave të ish- Kompleksit Sportiv Klubit “Partizani”.
“Shoqëria themelohet nga i njëjti person në vitin 2008, konkretisht i dyshuari F. Bektashi, i cili zotëronte 100% të aksioneve dhe administrimin i vetëm, duke krijuar perceptimin se nuk ka një lidhje direkte në momentin e themelit të këtyre shoqërive por që në të vërtetë fakti që i dyshuari Bektashi shpreh vullnetin e tij duke marrë përsipër detyrimin në momentin e privatizimit dhe po në atë kohë me mbylljen e procedurës me organet publike krijon dhe shoqërinë “Homeplan” sh.p.k ,tregon që ka një garanci të madhe se mbi atë sipërfaqe do vijohet me dhënien e lejes së ndërtimit dhe me realizimin e veprës fakt që sot është i njohur botërisht se është realizuar ky qëllim.
Faktet e mësipërme përforcohen dhe më tej ku pasi përfundon vepra në vitin 2018, i dyshuari Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar tashmë dhe vendimarrjen e asamblesë ku Z. Fatmir Bektashi ju shet atyre në një vlerë qesharake përkatësisht Jamarbër Malltezit 35.000 lek aksionet në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lek aksione në masën 25% në një shoqëri e cila ka një kapital 100.000 lek dhe ndërmerr realizimin e një vepre mbi 20 milion dollarë”, theksohet në dosje.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Pronave, toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shtetit dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveri italiane, pas vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pronarët janë shpërblyer me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rr. e Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit.
Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi ushtrisë.
Padia për kompleksin “Partizani”
Referuar në shkresën Nr 1196/6 prot “Kthim Përgjigje” të datës 31.03.2020 të Ministrisë së Mbrojtjes mbi shkresën Nr 770/1 datë 24.02.2020 “Kërkesë për marrje informacion” mbi dosjen e privatizimit të ish Kompleksit të Klubit Partizani si dhe provave të tjera apo dhe investigimeve të medias së shkruar apo vizive vlerësojmë se ndodhemi para konsumimit të veprave penale të funksionarëve të lartë shtetërore, apo dhe personave të lidhur ngushtësisht me ta, të cilet në bashkëpunim kanë mirëmenduar skemën realizimit të tjetërsimit të pronës objekt hetimit në mënyrë që ajo të destinohet tek personat shumë të afërt të këtyre funksionarëve duke pretenduar se pronën ua kane kthyer ish pronarëve.
Fakti i mësipërm provohet qartë me favorizimin në kohë të trajtimit të dosjes së familjeve të vetëquajtura ish-pronare ku brenda një afati pothuajse disa mujore arrihet që të zhvillohet e gjithë procedura e njohjes dhe kthimit të pronës në një nga format favorizuese dhe të mirëmenduar duke përdorur si garant “përfaqësuesin ligjor” dhëndrin e familjes Kryeministrore, të dyshuarin Jamarbër Malltezi.
Fakti i mësipërm i kthimit të pronës tek persona të lidhur me pushtetin dhe posaçërisht tek dhëndri i ish-Kryeministrit të asaj kohe (viti 2008) si dhe qëllimi tij për të ndryshuar destinacionin dhe ta kthejë në një kantier ndërtimi duke ndërtuar në finale 17 kulla banimi e shërbimesh disa katëshe, provohet dhe me themelimin në të njëjtën kohë të shoqërive Homeplan shpk si dhe Kontakt shpk.
Vetë i dyshuari Jamarbër Malltezi është trashëgimtar që rrjedh nga familja Begeja në masën e 1/64 pjesës takuese që e përthyer në sipërfaqe rezulton të jetë 144m2 truall si dhe faktit që në përfundim të kësaj sipërmarrje ai ka mbi 60% të pronësisë së objekteve të ndërtuara, e cila tregon dhe njëherë synimet afatgjata dhe të mirë menduara të të akuzuarve në realizimin e qëllimeve të tyre.
Skema e lidhjes për realizimin e kthimit të pronës tek personat e lidhur me funksionarët më të lartë të shtetit konstatohet që në procedurën që prona nuk ishte ende e kthyer tek familjet pretenduese “gjasme” ish pronarë, ortaku i mëvonshëm i të dyshuarit Jamarbër Malltezit del garantor për pagimin e detyrimit të blerjes së ndërtesave të ish- “Kompleksit Sportiv Klubit Partizani”.
Nëse ju referohemi ekstrakteve historike publikuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit të shoqërive Homeplan sh.p.k si dhe Kontakt sh.p.k të cilat themelohen në momentin e tjetërsimit të pronës, funksionin e administrimit dhe të ortakërisë e mban i njëjti person.
Shoqëria themelohet nga i njëjti person në vitin 2008, konkretisht i dyshuari F. Bektashi, i cili zotëronte 100% të aksioneve dhe administrimin i vetëm, duke krijuar perceptimin se nuk ka një lidhje direkte në momentin e themelit të këtyre shoqërive por që në të vërtetë fakti që i dyshuari Bektashi shpreh vullnetin e tij duke marrë përsipër detyrimin në momentin e privatizimit dhe po në atë kohë me mbylljen e procedurës me organet publike krijon dhe shoqërinë “Homeplan” sh.p.k ,tregon që ka një garanci të madhe se mbi atë sipërfaqe do vijohet me dhënien e lejes së ndërtimit dhe me realizimin e veprës fakt që sot është i njohur botërishtse është realizuar ky qëllim.
Faktet e mësipërme përforcohen dhe më tej ku pasi përfundon vepra në vitin 2018, i dyshuari Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues mazhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar tashmë dhe vendimarrjen e asamblesë ku Z. Fatmir Bektashi ju shet atyre në një vlerë qesharake përkatësisht Jamarbër Malltezit 35.000 lek aksionet në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lek aksione në masën 25% në një shoqëri e cila ka një kapital 100.000 lek dhe ndërmerr realizimin e një vepre mbi 20 milion dollarë.
Po kështu në respektim të Ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” në referim të objektit të ligjit, i cili lidhet me rregullat për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, të legjitimitetit të burimeve të krijimit të saj, detyrimeve financiare për të zgjedhurit, nëpunësit publikë, për familjarët e tyre dhe për personat e lidhur me ta, nuk dimë të jetë kryer ndonjë veprim aktiv në respektim të ligjit i Jamarbër Malltezit si familjar shume i afërt me ish-Kryeministrin Berisha si subjekt i posaçëm ne lidhje me aksionet apo të drejtat reale që burojnë nga marrëdhënie kontraktore civile.
Kjo sjellje duke shmangur respektimin e ligjit ngrenë dyshime të arsyeshme edhe për mundësinë e pastrimit të parave në lidhje me objektin e zhvilluar dhe të gjithë veprimtarinë objekt hetimi për të cilën ju jemi drejtuar me këtë kallëzim penal.
Gjatë kohës që vijon procedura e privatizimit nga organet publike Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave (ish AKKP) konstatohet që i kallëzuari Jamarbër Malltezi jo vetëm bëhet përfaqësues ligjor për të gjithë ish pronarët, por bëhet dhe garantues i marrëdhënies finale të përftimit të të gjithë sipërfaqes si dhe të qëllimit të realizimit të veprës.
Fakt i cili provohet me detyrimin e të gjithë ish pronarëve që t’i japin këtij të fundit jo më pak se 5% të vlerës së kthyer duke provuar kështu garancinë 100% që Jamarbër Malltezi ka për përfitimin e kësaj sipërfaqeje.
Lidhja e Jamarbër Malltezit me strukturat e larta shtetërore si dhe vënia e tyre në shërbim të tij provohet se në një kohë rekord nga Qershori 2008 (Raport Vlerësimi i Grupit të Ekspertëve) e deri në Dhjetor 2008 përfundon e gjithë procedura e njohjes, kthimit fizik, vlerësimit financiar të objektit që i nënshtrohet parablerjes, dorëzimit nga organet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë si dhe regjistrimi në regjistra publik të kësaj sipërfaqeje.
Po aq e shpejtë ka qenë edhe Bashkia e Tiranës e drejtuar prej korrikut 2011 deri në korrik 2015 nga Lulëzim Basha, duke e pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave shoqërinë Homeplan sh.p.k.. Vetë koha mjaft e shkurtër pothuajse 4-5 mujore provon sjelljen në shërbim të të akuzuarve të tjerë Ministrisë së Ekonomisë nëpërmjet Drejtorisë së Privatizimit të Pronës Publike dhe asaj të Mbrojtjes përmes veprimeve korruptive dhe të paligjshme i sigurojnë dhe garantojnë personave të lidhur me ta favore dhe përfitime të paligjshme.
Fakti që Ministrisë së Mbrojtjes i është bërë presion për privatizimin e këtij objekti prej gati 1 viti tregon synimin dhe qëllimin e shpejtë për të realizuar tjetërsimin e kësaj prone. Ka qenë vetë ndikimi si dhe presioni i Jamarbër Malltezit mbi Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ka pasur në administrim Klubin e Sportit Partizani që t’i detyrojë ata për të tjetërsuar pronësinë e objektit. Duke marrë shkas nga praktikat e ndjekura nga këto organe publike për subjekte jo të lidhur me pushtetin dhe funksionarë të lartë shtetërorë ku për vite e vite me radhë subjektet prisnin për një vendim të këtyre institucioneve, tregon qartazi lidhjen, garantimin, qëllimin dhe funksionimin e tyre vetëm në dobi të dhëndrit të Kryeministrit.
Po kështu fakti që të kallëzuarit, funksionarë të lartë shtetëror janë të lidhur me të kallëzuarit e tjerë përfitues nga privatizimi, të afërt me ish-Kryeministrin provohet se rasti objekt i hetimit që është privatizuar përbën të vetmin përjashtim si objekt shtetëror që u privatizua midis 81 komplekseve sportive me pronarë subjekte persona fizik, që nuk patën këtë vendimmarrje nga organet publike për privatizim.
Fakti evidenton që ish Klubi Sportiv Partizani të jetë i vetmi kompleks i privatizuar në këte mënyrë. Në tërësi Ministria e Mbrojtjes ka pasur 213 prona të Ushtrisë të pretenduara nga ish pronarët dhe e vetmja pronë që është kthyer është pikërisht prona në fjalë, kjo vetëm me qëllimin për të realizuar ndryshimin e destinacionit dhe për të zhvilluar investime që kapin vlera shume të larta përfitimesh.
Ka dyshime bazuar në dokumente arkivore se 80 vite më parë pronarët të jene dëmshpërblyer me franga ari nga qeveria e asaj kohe (viti 1940), fakt i cili duhej të merrej parasysh nga Agjencia e Trajtimit të Pronave (ish KKKP) përpara se te jepej vendimi, si dhe nga Ministria përkatëse e cila ka lejuar procedurën për privatizimin përmes ushtrimit të të drejtës se parablerjes. Pra ka një harmoni juridike për arritjen e qëllimit final të paramenduar midis organeve publike dhe autoriteteve qe kanë lejuar njohjen pronare si dhe dhënien e te drejtës se parablerjes dhe zhvillimin e procedurës së privatizimit.
Nga verifikimi i deritanishëm dyshoj se ish-pronarët, pretendues të kësaj prone, kanë qenë kompensuar më parë nga qeveria italiane për këtë pronë dhe rrjedhimisht ata nuk mund të pretendonin kthimin dhe njohjen e një prone që ishte shtetërore tashmë, pasi të gjitha pronat që kanë qenë në pronësi të shtetit italian gjatë pushtimit i kanë kaluar shtetit shqiptar në bazë të një Marrëveshje.
Në këto rrethana ngrihen dyshime se aplikuesit ose ish-pronarët nëpërmjet përfaqësuesve të tyre kanë përdorur dokumente të falsifikuara përpara Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të përfituar në mënyre të paligjshme një pronë që nuk ishte më e tyre.
Favorizimi dhe përfitimi në mënyrë abuzive të personave të lidhur me ish-Kryeministrin duket fare qartë edhe në vlerësimin financiar të objekteve mbi truall objekt parablerje dhe privatizimi pasi metoda e përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërshtim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 date 03.07.2008 “ Për kriteret e vlerësimit te pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes” të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të privatizuara duhet ti referohet çmimit të tregut të lirë.
Fakti që ekspertët kane vlerësuar në masën 10.109.000 lek vlerën e objekteve mbi truall për parablerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zhvillim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar.
2. Në aspektin penal Vlerësoj se të kallëzuarit nga ana ime apo edhe persona të tjerë siç mund të jenë dhe ish funksionarët e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës“ në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 248-25 i Kodit Penal, “Ushtrimi ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni145/1-25 i Kodit Penal “Pastrimit i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 287-25 i Kodit Penal. Shpërdorimi detyrës qëndron në faktin se pronarët e rinj të tokës ku ndodheshin objektet e Ushtrisë, janë shpronësuar një herë nga Italia fashiste, e cila kishte planifikuar të ndërtonte një aeroport.
Madje toka është blerë nga Sheqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rruga e Kavajës deri tek Rruga e Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë.
Këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme për t’u ndodhur para elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Objekti juridik që mbrohet nga kjo dispozitë penale është mirëfunksionimi dhe prestigji i enteve publike nga subjekti i veshur me cilësi të veçanta që ushtron funksion publik, (pra subjekt i posaçëm).
Të kallëzuarit me veprimet të kundërligjshme kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj dhe akte nënligjore për të siguruar veprimtarinë normale të aparatit shtetëror, duke goditur drejtpërsëdrejti veprimtarinë e rregullt të institucioneve për përfitime personale. Lidhur me subjektin e figurës së kësaj vepre penale që është personi që ushtron funksione publike që në rastin konkret kanë qenë nëpunës publikë.
Në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, nenin 2/a, të ratifikuar me datë 13.03.2006 është dhënë dhe përcaktimi i saktë i nëpunësit publik; “Nëpunës publik” është: (i) çdo person që mban në post legjislativ, ekzekutiv, administrativ ose gjyqësor në një shtet palë, i emëruar ose i zgjedhur, i përhershëm ose i përkohshëm, i paguar ose i papaguar, pavarësisht nga kohëzgjatja e shërbimit të personit; (ii) çdo person tjetër që ushtron një funksion publik, duke përfshirë në agjenci publike ose ndërmarrje publike, ose që kryen një shërbim publik, sipas përcaktimit të ligjit të brendshëm të shtetit palë dhe sipas zbatimit në sferën përkatëse të ligjit në shtetin palë; (iii) çdo person tjetër të përcaktuar si “nëpunës publik” në ligjin e brendshëm të shtetit palë, megjithatë, për qëllimet e disa masave specifike që parashikohen në kapitullin II të kësaj Konvente, “nëpunës publik” është çdo person që ushtron një funksion publik ose jep një shërbim publik sipas parashikimit të ligjit të brendshëm të shtetit palë dhe sipas zbatimit në fushën përkatëse të ligjit të shtetit palë”. Pra, të pandehurit janë nëpunës publik në funksion publik për këtë shkak janë subjekt të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Pra nëpërmjet shkaktimit të këtij dëmi ekonomik janë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit duke favorizuar subjekte provat me lidhje krushqie me Kryeministrin e kohës dhe duke mirëmenduar skemën e mënyrës së përfitimit të kësaj sipërfaqe që në dukje të duken si veprime normale në zbatim të legjislacionit të kohës nderkohë që me veprime të qëllimshme dhe të paligjshme të akuzuarit kanë ndikuar me vendimmarrjen e tyre që objekti “Klubi Sportiv Partizani” të shkojë në drejtim të personave që ata kanë paramenduar duke cenuar në këtë mënyrë interesat e larta shtetërore.
Të akuzuarit kanë lejuar të anashkalohen dokumentacioni arkivore në lidhje me evolucionin e kësaj prone me qëllim favorizimin e shtetasit Jamarbër Malltezi si përfitues i kësaj sipërfaqe. Nga ana objektive kjo vepër penale kryhet me veprime dhe mosveprime për të cilat është analizuar se përmes favorizimit të këtij subjekti lejohet një ngjarje e tillë. Ekziston një lidhje shkakësore e veprimeve dhe mosveprimeve të të kallëzuarve në kundërshtim me ligjin e kohës dhe aktet nënligjore në dëm të interesave të shtetit me një pasojë të rëndë ekonomike për shtetin shqiptar, e cila mund të merrte desinacione nga më të ndryshmet.
Është bërë publik fakti se Jamarbër Malltezi ka marrë 5% të vlerës si garanci nga ish pronarët, duke u bërë zotërues i 25% të sipërfaqes ndërtimore. Gjithashtu kemi përfshirë në kallzim edhe veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, të parashikuar nga Neni 186 i Kodit Penal, sepse dyshoj që prona është përfituar mbi bazën e dokumentave të manipuluar. Nëse ish-pronarët do kishin pasur dokumenta të rregullta do të kishin aplikuar për njohjen dhe kthimin e pronës që në vitin 1994 dhe jo te priste vitin 2008, kur iu krijuan të gjitha kushtet për të përfituar padrejtesisht pronën e shtetëzuar dhe kompensuar financiarisht që gjatë pushtimit fashist.